Telegrafi
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një grua. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:10, në Lipjan. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Lipjan, 08.06.2026 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Go to News Site