Telegrafi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 9 qershor, do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës. Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri më tani janë tërhequr dhe sjellur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. Komisioni ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti mediat do të informohen edhe për ecurinë e proceseve që po zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit. “Gjithashtu, mediat do të informohen për ecurinë e zhvillimit të aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit”, njofton KQZ. KQZ ka ftuar mediat që të përcjellin nga afër këtë aktivitet. /Telegrafi/
Go to News Site