Collector
Giriş Yap
Reali përgatit 150 milionë euro për Julian Alvarezin, por argjentinasi preferon tjetër skuadër | Collector
Reali përgatit 150 milionë euro për Julian Alvarezin, por argjentinasi preferon tjetër skuadër

Reali përgatit 150 milionë euro për Julian Alvarezin, por argjentinasi preferon tjetër skuadër

E ardhmja e Julian Alvarez vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar veror. Sulmuesi argjentinas i Atletico Madridit ka tërhequr interesimin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa tani në garë është futur fuqishëm edhe Real Madridi. Sipas gazetarit italian Gianluigi Longari, "Los Blancos" janë të gatshëm të paguajnë plot 150 milionë euro për kartonin e kampionit të botës me Argjentinën, shumë kjo që përputhet me kërkesat e Atletico Madridit. Klubi madrilen deri më tani ka qenë i vendosur të mos negociojë për yllin e tij dhe raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barcelona. Megjithatë, hyrja e Real Madridit në garë mund të ndryshojë krejtësisht rrjedhën e negociatave. Pavarësisht interesimit të kampionëve të Evropës, raporti thekson se dëshira e vetë Alvarezit është transferimi te Barcelona. Sulmuesi 25-vjeçar thuhet se e sheh projektin sportiv të katalanasve si destinacionin ideal për vazhdimin e karrierës së tij. telegrafi.com Barcelona mbetet e vendosur ta transferojë argjentinasin dhe pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar në javët e ardhshme. Drejtuesit katalanas e konsiderojnë Alvarezin si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv dhe janë të gatshëm të bëjnë përpjekje të mëdha për ta sjellë në "Camp Nou". Tani mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë të bindë Atletico Madridin me një ofertë të re, apo nëse fuqia financiare e Real Madridit do të ndryshojë mendjen e klubit dhe vetë lojtarit. /Telegrafi/

Go to News Site