Telegrafi
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 07:55, në Obiliq. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Obiliq/08.06.2026 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Go to News Site