Telegrafi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ishte i pranishëm në ndeshjen e tretë të serisë finale të NBA-së mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs. Sapo u shfaq në ekranin gjigant të arenës, Trump u prit me fishkëllima të shumta nga një pjesë e tifozëve të pranishëm. Megjithatë, presidenti amerikan nuk reagoi ndaj tyre dhe vazhdoi të përshëndeste publikun gjatë himnit kombëtar. Las Finales NBA estaban en juego... pero Donald Trump parecía tener otros planes. Se le vio echando una cabezadita durante el Juego 3. pic.twitter.com/z90EwWOgNj — ⏰ Tiempo de Basket (@tiempoD3Basket) June 9, 2026 Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa video që pretendojnë se Trump është parë duke fjetur gjatë takimit. Pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur reagime të shumta, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar lidhur me këto pretendime. President Trump is in attendance for Game 3 in New York. He's the first sitting U.S. President to attend an NBA Finals game. pic.twitter.com/sHdRNArzUu — ESPN (@espn) June 9, 2026 Pavarësisht vëmendjes që mori prania e tij në tribunë, Trump hyri në histori si presidenti i parë amerikan në detyrë që ndjek nga afër një ndeshje të finaleve të NBA-së. Sa i përket ndeshjes, Spurs arritën një fitore të rëndësishme ndaj Knicks me rezultatin 115:111, duke ngushtuar serinë finale në 2-1. /Telegrafi/
Go to News Site