Collector
Giriş Yap
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dhe 11 qershor | Collector
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dhe 11 qershor

Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dhe 11 qershor

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se më 10 dhe 11 qershor 2026 do të realizohet dezinsektimi në hapësirat e hapura publike në tërë territorin e komunës. Sipas njoftimit, procesi do të zhvillohet nga ora 20:00 dhe ka për qëllim kontrollin dhe luftimin e insekteve bartëse të sëmundjeve, si dhe përmirësimin e kushteve të shëndetit publik. “Komuna e Fushë Kosovës njofton qytetarët se më 10 dhe 11 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, do të realizohet dezinsektimi në hapësirat e hapura publike në tërë territorin e komunës, me qëllim të kontrollit dhe luftimit të insekteve bartëse të sëmundjeve, si dhe përmirësimit të kushteve të shëndetit publik”, thuhet në njoftim. Dezinsektimi do të përfshijë qytetin e Fushë Kosovës, të gjitha fshatrat e komunës, si dhe zonën e Pishave të Sllatinës. Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë procesit të ndërmarrin masa parandaluese për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së tyre. Ndër masat e rekomanduara përfshihen mbajtja e mbyllur e dritareve dhe dyerve të objekteve të banimit, shmangia e qëndrimit të panevojshëm në zonat ku zhvillohet spërkatja, kujdesi i shtuar për fëmijët, të moshuarit dhe kafshët shtëpiake, si dhe marrja e masave mbrojtëse nga bletarët për bletët gjatë kohës së trajtimit. Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij procesi. / Telegrafi /

Go to News Site