Telegrafi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha ka uruar shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj për procesin zgjedhor, si dhe të gjitha subjektet politike për përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Hoxha përmes një postimi në platformën X ka se presin me shumë interes formimin e institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve. “Urime Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Ne presim me shumë interes formimin e institucioneve të reja që burojnë nga vullneti i zgjedhësve, për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të gjithanshme në të mirë të interesave tona reciproke dhe të përbashkëta, si dhe për avancimin në rrugëtimin drejt së ardhmes sonë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hoxha në X. /Telegrafi/ Urime Republikës së #Kosovës , qytetarëve të saj, institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse, për pjekurinë demokratike dhe përgjegjshmërinë e treguar gjatë zhvillimit të zgjedhjeve… — Ferit Hoxha (@HoxhaFer) June 8, 2026
Go to News Site