Telegrafi
Komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratat me 23 biznese përfituese në kuadër të skemës së granteve për vitin 2026, me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe fuqizimit të ndërmarrjeve. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ndërsa kontratat janë nënshkruar nga drejtori i kësaj drejtorie, Ferdinand Kolaj. Sipas njoftimit, në kuadër të projektit janë mbështetur 23 biznese, prej të cilave 13 janë biznese ekzistuese, ndërsa 10 janë Start-Up. “Në kuadër të këtij projekti, janë mbështetur 13 biznese ekzistuese dhe 10 Start-Up, të cilat veprojnë në sektorët e prodhimit, përpunimit dhe artizanatit”, thuhet në njoftim. Projekti financohet nga Komuna e Gjakovës dhe ka një vlerë totale prej 150 mijë eurosh. “Ky projekt financohet nga Komuna e Gjakovës me një vlerë totale prej 150 mijë eurosh”, bëhet e ditur në njoftim. Me rastin e nënshkrimit të kontratave, drejtori Kolaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë uruar bizneset përfituese, duke shprehur bindjen se mbështetja financiare do të ndikojë në zgjerimin e aktiviteteve të tyre dhe në zhvillimin e ekonomisë lokale. “Me këtë rast, drejtori Kolaj dhe bashkëpunëtorët e tij i uruan bizneset përfituese, duke shprehur besimin se kjo mbështetje do të kontribuojë në rritjen, zhvillimin dhe fuqizimin e veprimtarisë së tyre, si dhe në avancimin e ekonomisë lokale në komunën tonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Go to News Site