Telegrafi
Klubi i inkuadruar këtë sezon në Serie A, Venezia, po bën disa lëvizje mbresëlënëse në sulm dhe njëri nga emrat e etiketuar është ylli i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani. Përveç sulmit për transferimin e Niclas Fullkrug, klubi i sapongjitur në kategorinë e parë ka në sy dy lojtarë të tjerë. Sipas mediumit italian Sky Sport , i pari është Albion Rrahmani i Sparta Pragës, një sulmues kosovar i lindur në vitin 2000, i cili kushton rreth 8 milionë euro, ndërsa i dyti është Gift Orban, i cili luajti për Veronën sezonin e kaluar. Venezia ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, duke luajtur në Serie A pas ngjitjes në kategorinë e sezonit të kaluar. . @VeneziaFC_IT , contatti con Albion Rrahmani dello Sparta Praga @SkySport — Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 8, 2026 Kështu, mediumi italian shton se Venezia ka filluar me kontaktet fillestare për djaloshin nga Podujeva, i cili po ndiqet edhe nga ekipe të tjera. Lajmi për interesimin e Venezias për Rrahmanin është shpërndarë edhe nga gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio. /Telegrafi/
Go to News Site