Collector
Giriş Yap
Bianca Censori shfaqet duke mjelë një lopë në projektin e ri të Kanye West | Collector
Bianca Censori shfaqet duke mjelë një lopë në projektin e ri të Kanye West

Bianca Censori shfaqet duke mjelë një lopë në projektin e ri të Kanye West

Modelja dhe arkitektja australiane, Bianca Censori, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të një klipi promovues për këngën e re të bashkëshortit të saj, Kanye West, me titull “Gemini Season”. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Bianca shfaqet me një stil të pazakontë dhe artistik, teksa merr pjesë në një skenë të realizuar në një ambient rural. Klipi, i cili sipas raportimeve është drejtuar nga vetë ajo, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave për estetikën e veçantë dhe simbolikat e përdorura, shkruan DailyMail. Pamjet e tregojnë Bianca-n me një paraqitje karakteristike, ndërsa në fund të videos shfaqet edhe Kanye West, duke u bërë pjesë e skenës. Projekti është komentuar gjerësisht në rrjet, me ndjekësit që kanë reaguar të ndarë mes vlerësimeve për anën artistike dhe habisë për konceptin e zgjedhur. Publikimi i videos erdhi në të njëjtën ditë kur Bianca i kushtoi reperit një urim publik për ditëlindjen e tij, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër, por plot dashuri. Çifti vazhdon të jetë ndër më të komentuarit në botën e showbiz-it ndërkombëtar, ndërsa çdo paraqitje apo projekt i tyre arrin të gjenerojë interes të madh në media dhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Go to News Site