Collector
Giriş Yap
Laporta përballet me krizë të re, Barcelona kërkon kredi gjigante për rinovimin e stadiumit | Collector
Laporta përballet me krizë të re, Barcelona kërkon kredi gjigante për rinovimin e stadiumit

Laporta përballet me krizë të re, Barcelona kërkon kredi gjigante për rinovimin e stadiumit

Situata e brishtë financiare e Barcelonës ka marrë një kthesë të rëndësishme, duke e lënë klubin katalanas në pamundësi për të mbuluar kostot e mëdha të rinovimit të stadiumit. Sipas raportimeve të Catalunya Radio , Barcelona pritet të kërkojë një injeksion shtesë fondesh prej 400 deri në 500 milionë euro. Kjo kërkesë e re për financim vjen përveç 1.45 miliardë eurove që klubi kishte siguruar më herët nga investitorët e udhëhequr nga Goldman Sachs. Vonesat e mëdha në ndërtim dhe kostot që kanë tejkaluar ndjeshëm parashikimet fillestare kanë bërë që as ‘Spotify Camp Nou’ dhe as ‘Palau Blaugrana’ të mos përfundojnë sipas planit. Arsenali fillon lëvizjet e para për yllin e PSG-së, teksa nis ‘beteja’ me Barcelonën Bordi i drejtuar nga Joan Laporta pritet ta paraqesë këtë kërkesë urgjente për kredi në Mbledhjen e Përgjithshme të ardhshme, me synimin për ta mbajtur gjallë projektin ambicioz të rinovimit. Kjo barrë e re financiare vjen në një moment tejet delikat për klubin, i cili në të njëjtën kohë po synon transferime të mëdha gjatë verës, përfshirë edhe sulmuesin argjentinas Julian Alvarez./ Telegrafi /

Go to News Site