Collector
Giriş Yap
Kili sekuestron mbi 100 tonë drogë - vlera kap shifrat e mbi 8 tetë miliardë dollarë | Collector
Kili sekuestron mbi 100 tonë drogë - vlera kap shifrat e mbi 8 tetë miliardë dollarë

Kili sekuestron mbi 100 tonë drogë - vlera kap shifrat e mbi 8 tetë miliardë dollarë

Autoritetet në Kili kanë njoftuar sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e vendit, pasi zbuluan mbi 100 tonë lëndë narkotike të fshehura brenda ngarkesave me dru të destinuara për eksport drejt Evropës. Sipas Doganës së Kilit, rreth 1,080 tonë dru u gjetën të kontaminuar me kokainë dhe ketaminë në disa porte kryesore, përfshirë Arikën, San Antonion dhe Valparaison. Operacioni u zhvillua pas një hetimi gjashtëmujor që çoi në identifikimin e 45 kontejnerëve të dyshuar. Autoritetet e kanë cilësuar aksionin si një “goditje historike” ndaj rrjeteve të krimit të organizuar, duke theksuar nivelin e lartë të sofistikimit të trafikantëve që përdorin metoda të reja për të fshehur drogën në mallra legale, shkruan cbsnews. Ngarkesa, sipas autoriteteve kiliane, ishte e destinuar për tregun evropian dhe vlerësohet se mund të arrinte një vlerë deri në 8.3 miliardë dollarë nëse do të kalonte pa u zbuluar. Ministri i Sigurisë në Kili deklaroi se rasti tregon “shkallën dhe kompleksitetin” e rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës, të cilat po përdorin gjithnjë e më shpesh metoda të kamuflimit industrial për të shmangur kontrollet doganore. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e rrjetit përgjegjës për transportin e drogës dhe lidhjet e tij ndërkombëtare. /Telegrafi/

Go to News Site