Telegrafi
Ndërsa Bullgaria po tërhiqet një hap prapa, Finlanda, Norvegjia, Letonia dhe Gjermania vazhdojnë ta mbështesin Kievin. Zelensky tha se ka diskutuar me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë për dërgesa shtesë të raketave për mbrojtje ajrore dhe për zhvillimin e një sistemi evropian të mbrojtjes raketore. Ukraina dhe Letonia gjithashtu kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e dronëve. Për më tepër, Gjermania do të ndajë edhe 300 milionë euro shtesë për blerjen e municioneve. Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, kjo do të mundësojë dërgimin e edhe 50 mijë predhave artilerie me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/
Go to News Site