Collector
Giriş Yap
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj teksa ndan fotografi nga Bali | Collector
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj teksa ndan fotografi nga Bali

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj teksa ndan fotografi nga Bali

Alba Vukaj është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë së fundmi një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram, të realizuara gjatë pushimeve në Bali, Indonezi. Bukuroshja nga Shkodra për ketë set fotografish kishte zgjedhur një fustan të zi në formë rrjete, i cili i theksonte elegancën dhe stilin e saj modern. Pozat e saj për kamerën tërhoqën vëmendjen e të gjithëve derisa reflektonte me vetëbesimin dhe qëndrimin e kuruar deri në detaj. Në këto fotografi vihen në pah linjat e saj trupore dhe paraqitja e saj e kuruar, ndërsa bukuria e saj bie menjëherë në sy. Alba shfaqet e kuruar me kujdes dhe me një stil që kombinon thjeshtësinë me elegancën. Postimi i saj ka marrë një numër të madh komentesh pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj.

Go to News Site