Telegrafi
Real Madridi ka bërë një lëvizje të bujshme në afatin kalimtar, duke i paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletico Madridit për kartonin e sulmuesit argjentinas Julián Álvarez. Sipas komunikatës zyrtare të klubit madrilen, oferta është diskutuar nga bordi drejtues dhe është paraqitur në mënyrë formale si një tentativë serioze për të transferuar një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë. Megjithatë, Atletico Madrid nuk ka vonuar përgjigjen. Klubi madrilen ka falënderuar Real Madridin për ofertën, duke theksuar marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, por ka vendosur ta refuzojë menjëherë propozimin, duke u referuar te klauzola e prishjes së kontratës së lojtarit. Ky zhvillim ka ndezur menjëherë spekulimet në afatin kalimtar, duke e bërë emrin e Julian Alvarez një nga më të përfolurit e momentit, ndërsa Real Madridi duket i gatshëm të vazhdojë ofensivën për përforcimin e repartit ofensiv. OFFICIAL COMMUNICATION FROM REAL MADRID: Real Madrid C. F. communicates that, after the meeting of the Board of Directors held today, he has made an offer of 150 million euros to the Club Atlético de Madrid for the federative rights of the player Julián Álvarez. After… pic.twitter.com/fB1We9P7ES — Madrid Zone (@theMadridZone) June 9, 2026 “Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur sot, ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh te Atletuci Madrid për të drejtat federative të lojtarit Julian Alvarez". "Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të saj, Atletico Madrid ka falënderuar për ofertën e bërë, të paraqitur në kuadër të marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, por e ka refuzuar atë duke iu referuar klauzolës së prishjes së kontratës së lojtarit”, thuhej në njoftimin e Realit./ Telegrafi /
Go to News Site