Collector
Giriş Yap
Zyrtare: Real Madridi ndan rrugët me Alvaro Arbeloan | Collector
Zyrtare: Real Madridi ndan rrugët me Alvaro Arbeloan

Zyrtare: Real Madridi ndan rrugët me Alvaro Arbeloan

Para njoftimit të emërimit të Jose Mourinhos, Real Madridi ka bërë të ditur të martën pasdite se ka ndërprerë bashkëpunimin me Alvaro Arbeloan si trajner i ekipit të parë. Arbeloa largohet nga Real Madrid pas 28 ndeshjesh, duke regjistruar 18 fitore, 8 humbje dhe 2 barazime. Skuadra e tij u eliminua si nga Kupa e Mbretit ashtu edhe nga Liga e Kampionëve, dhe gjithashtu nuk arriti të jetë në garë për titullin e La Ligës. “Real Madrid i shpreh mirënjohjen e thellë Alvaro Arbeloas, i cili gjatë gjithë kohës së tij në klub, që nga ardhja në akademi, ka treguar gjithmonë besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm. Ai është një shembull i vlerave të klubit tonë”. Comunicado Oficial: Arbeloa. — Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 9, 2026 “Real Madrid, i cili do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i uron Alvaro Arbeloas dhe gjithë familjes së tij më të mirat në këtë etapë të re të jetës së tyre”, thuhej në deklaratën e klubit. Kujtojmë se Reali sot gjithashtu bëri të ditur se ata kanë dërguar një ofertë prej 150 milionë eurosh në drejtim të Atletico Madridit për transferimin e Julian Alvarez. Sidoqoftë, kjo ofertë e tyre u refuzua pasi rivali i ‘Los Blancos’ iu referua klauzolës së lirimit të argjentinasit në vlerë prej 500 milionë eurosh./ Telegrafi /

Go to News Site