Telegrafi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i mbi 47 për qind të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa procesi po vazhdon në qendrat komunale të numërimit në gjithë vendin. Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 1.174 nga gjithsej 2.498 vendvotime. Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me rreth 43 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind. Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me më pak se 18 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban pozitën e katërt me rreth 7 për qind. Në garën për votat preferenciale brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri dhe lideri i partisë, Albin Kurti, kryeson bindshëm me 109.648 vota. Pas tij renditet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me 86.065 vota, ndërsa e treta është ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me 49.722 vota. Në mesin e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes janë edhe: Hekuran Murati – 43.679 vota Donika Gërvalla-Schwarz – 40.049 vota Xhelal Sveçla – 32.589 vota Avni Dehari – 29.665 vota Mimoza Kusari-Lila – 27.865 vota Hajrulla Çeku – 27.598 vota Ejup Maqedonci – 24.423 vota Procesi i numërimit të votave për kandidatët vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të sjellin një pasqyrë më të qartë të përbërjes së ardhshme të Kuvendit të Kosovës dhe të emrave që do të sigurojnë mandat deputeti./Telegrafi.
Go to News Site