Collector
Giriş Yap
Turku trondit me veprimin në Stamboll - "fluturoi" një këmbësor në trotuar, doli vetëm për të kontrolluar dëmet në automjet | Collector
Turku trondit me veprimin në Stamboll -

Turku trondit me veprimin në Stamboll - "fluturoi" një këmbësor në trotuar, doli vetëm për të kontrolluar dëmet në automjet

Në Stamboll ka ndodhur një aksident trafiku që ka shkaktuar zemërim të madh në opinionin publik. Një burrë me veturë doli në trotuar dhe goditi një këmbësor nga pas. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka tërhequr sjellja skandaloze e shoferit menjëherë pas aksidentit. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur një automjet gri del në trotuar, godet një shtyllë dhe më pas edhe këmbësorin që në atë moment po ecte në trotuar. Pamjet e aksidentit po shpërndahen masivisht në rrjetet sociale. Siç shihet në video, nga forca e goditjes, burri është hedhur dhe ka rënë në tokë. Mediat turke raportojnë se këmbësori në këtë aksident ka kaluar vetëm me gërvishtje të lehta. See on Instagram Megjithatë, ajo që ndodhi pas përplasjes ka shokuar dëshmitarët, por edhe përdoruesit në rrjetet sociale. Ndërsa i plagosuri, i tronditur dhe me dhimbje, ishte ulur në tokë, shoferi doli nga vetura dhe e injoroi plotësisht. Në vend që t’i jepte ndihmën e parë, ai shkoi menjëherë te pjesa e përparme e veturës për të kontrolluar dëmet materiale, duke u ankuar për dëmtimet në makinë. Në ndihmë të këmbësorit të lënduar u vërsulën kalimtarët dhe tregtarët lokalë që ndodheshin afër. Pasi iu dha ndihma, qytetari i zemëruar shkoi në stacionin e policisë dhe paraqiti kallëzim kundër shoferit të papërgjegjshëm. “Ai nuk më tha as ‘shërim të shpejtë’, mendonte vetëm për makinën e tij,” deklaroi këmbësori i lënduar. Ndryshe, autoritetet turke kanë njoftuar se kanë nisur tashmë hetimet. /Telegrafi/

Go to News Site