Telegrafi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i mbi 50 për qind të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa procesi po vazhdon në qendrat komunale të numërimit në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 1.260 nga gjithsej 2.498 vendvotime. Në bazë të rezultateve preliminare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon garën për votat preferenciale me një renditje të ngushtë mes figurave kryesore të saj. Në krye të listës së AAK-së prin kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, me 19.644 vota. Pas tij renditet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me 17.710 vota, ndërsa i treti është Daut Haradinaj me 13.620 vota. Në mesin e kandidatëve më të votuar të AAK-së janë edhe: Besnik Tahiri – 11.883 vota Bekë Berisha – 9.567 vota Burim Ramadani – 8.812 vota Time Kadrijaj – 8.505 vota Agim Çeku – 7.605 vota Arber Tolaj – 7.119 vota Albana Bytyqi – 4.938 vota Procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të japin pasqyrën e plotë të përbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe shpërndarjes së mandateve brenda AAK-së.
Go to News Site