Collector
  • X (Twitter)
Giriş Yap
Numërim i votave drejt fundit, kush po mbeti jashtë nga PDK-ja? | Collector
Numërim i votave drejt fundit, kush po mbeti jashtë nga PDK-ja?

Numërim i votave drejt fundit, kush po mbeti jashtë nga PDK-ja?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, ndërsa deri më tani janë numëruar 2.016 nga gjithsej 2.498 vendvotime në nivel vendi. Sipas rezultateve të përditësuara, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, vazhdon të prijë bindshëm në listën e partisë me 96.533 vota. Pas tij renditet Përparim Gruda me 59.542 vota, ndërsa i treti është Arian Tahiri me 51.470 vota. Në mesin e kandidatëve më të votuar të PDK-së janë edhe: Uran Ismaili – 46.461 vota Sala Jashari – 32.328 vota Vlora Çitaku – 32.008 vota Ganimete Musliu – 24.956 vota Arben Mustafa – 22.317 vota Mergim Lushtaku – 22.049 vota Enver Hoxhaj – 21.945 vota Në renditjen e mëtejshme pasojnë Rrahman Rama me 21.394 vota, Elmi Reçica me 18.550 vota, Jakup Nura me 18.235 vota dhe Altin Krasniqi me 17.755 vota. Ndërkohë, në mesin e 20 kandidatëve më të votuar të PDK-së renditen edhe Besa Kabashi-Ramaj, Fadil Demaku, Eman Rrahmani, Bekim Haxhiu, Artan Behrami dhe Blerta Deliu-Kodra. telegrafi.com

Go to News Site