Collector
  • X (Twitter)
Giriş Yap
Sulmohet me mjet të mprehtë një grua në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje | Collector
Sulmohet me mjet të mprehtë një grua në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Sulmohet me mjet të mprehtë një grua në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë është raportuar në Prishtinë, ku një femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person i dyshuar. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 qershor 2026, rreth orës 11:20. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje është sekuestruar edhe një mjet i mprehtë, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit. “Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor psikiatrik. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një mjet i mprehtë që dyshohet se është përdorur në rast,” thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/

Go to News Site