Supergol nga Ajzeraj, Drita në epërsi

Supergol nga Ajzeraj, Drita në epërsi

Drita ka kaluar në epërsi në përballjen ndaj Shelbourne, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. Ishte Almir Ajzeraj që shënoi një gol nga distanca për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, të cilët janë më një lojtar më pak që nga minuta e 16-të. Ajzeraj goditi fuqishëm nga distanca, ku topi u devijua nga dy mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë (57’). Mbetet të shihet nëse Drita do të arrijë ta ruajë rezultatin për ta shijuar fitoren e parë në Evropë./ Telegrafi /

Pengu izraelit i sapoliruar thotë se është sulmuar seksualisht gjatë kohës kur mbahej rob në Gaza

Pengu izraelit i sapoliruar thotë se është sulmuar seksualisht gjatë kohës kur mbahej rob në Gaza

Një peng izraelit i sapoliruar ka pretenduar se i është nënshtruar një sulmi seksual "të tmerrshëm" dhe poshtërues ndërsa mbahej rob në Gaza. Rom Braslavski, i cili punonte si roje sigurie kur u rrëmbye nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor, tha në një intervistë me "Hazinor" të Channel 13 se është zhveshur lakuriq dhe i lidhur ndërsa mbahej nga Xhihadi Islamik Palestinez, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ai është pengu i parë mashkull që pretendon publikisht se është sulmuar seksualisht gjatë kohës që ishte robër. "Më zhveshën të gjitha rrobat, të brendshmet, gjithçka. Më lidhën nga...", tha Braslavski, 21 vjeç, me zërin që iu ndal pa e përfunduar fjalinë. “... Dhe iu luta Zotit - më shpëto, më nxirr nga kjo tashmë, dhe ti thjesht thua me vete si... çfarë dreqin po ndodh?". Braslavski tha se ishte "padyshim" sulm seksual. “Është dhunë seksuale dhe qëllimi i saj kryesor ishte të më poshtëronte. Qëllimi ishte të shtypte dinjitetin tim dhe kjo është pikërisht ajo që bëri ai”, tha Braslavski në intervistën, e cila u filmua javën e kaluar dhe u nda me CNN. “Është e vështirë për mua të flas për atë pjesë, konkretisht. Nuk më pëlqen të flas për këtë”. Braslavski ishte midis 20 pengjeve të fundit të gjallë të liruar muajin e kaluar pas më shumë se dy vitesh në robëri si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Ai mbahej nga Xhihadi Islamik Palestinez, një grup militant palestinez në Gaza i lidhur me Hamasin, i cili gjithashtu mbante pengje izraelite gjatë luftës. Militantët publikuan pamje të një Braslavski të dobësuar më parë këtë vit, me babain e tij që tha se nuk e njihte të birin. Nëna e tij u tha mediave izraelite se ai dyshohet se ishte nën presion për t'u konvertuar në Islam në këmbim të ushqimit. Peng të tjerë izraelitë pretenduan se ishin sulmuar ose abuzuar seksualisht ndërsa ishin në robëri të Hamasit, një akuzë që zyrtarët e Hamasit e mohuan vazhdimisht. Por deri më tani, vetëm pengjet femra kishin dalë hapur. /Telegrafi/

“Të dua”- përveç shqiponjës dykrenare dhëndëri i Kosovës, Pavard ka mësuar edhe disa fjali në shqip

“Të dua”- përveç shqiponjës dykrenare dhëndëri i Kosovës, Pavard ka mësuar edhe disa fjali në shqip

Në një paraqitje të rrallë publike, modelja e njohur nga Kosova, Kleofina ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë për jetën e saj në emisionin “Mirëmbrëma yje”. Për herë të parë, ajo ka treguar edhe për njohjen me futbollistin e njohur Benjamin Pavard, duke zbuluar detaje interesante nga fillimi i lidhjes së tyre. Gjatë një bisede e sipër, ajo zhvilloi një video-telefonatë me bashkëshortin e saj, derisa siç duket ylli i Marsej, ka përvetësuar shumë fjalë shqipe. Foto: Benjamin Pavard / Mirëmbrëma Yje Ai i shprehte shumë dashuri modeles, derisa madje e pyeti në shqip: “A je mirë”. Në një moment, iu bashkangjit bisedës edhe moderatorja Arbana Osmani, derisa e pyeti futbollistin se si ishte derisa ky i fundit iu përgjigj: “mirë, mirë, faleminderit”. Përveç këtyre fjalëve ai kishte inkorporuar po ashtu edhe fjali të tjera të shkurtra dashurie, sikurse “ta ha zemrën” e “të dua”, megjithatë këto nuk ishin të vetmet fjali që futbollisti i njohur i kishte mësuar në gjuhën shqipe. Foto: Kleofina dhe Arbana Osmani / Mirëmbrëma Yje Kleofina dhe futbollisti Pavard u martuan këtë vit me një dasmë madhështore me plot të ftuar, që nuk munguan edhe nuanca të traditës shqiptare. Futbollisti i cili momentalisht luan në Marsej ka qenë dy herë në Kosovë.

“Të dua”- përveç shqiponjës dykrenare dhëndëri i Kosovës, Pavard ka mësuar edhe disa fjali në shqip

“Të dua”- përveç shqiponjës dykrenare dhëndëri i Kosovës, Pavard ka mësuar edhe disa fjali në shqip

Në një paraqitje të rrallë publike, modelja e njohur nga Kosova, Kleofina ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë për jetën e saj në emisionin “Mirëmbrëma yje”. Për herë të parë, ajo ka treguar edhe për njohjen me futbollistin e njohur Benjamin Pavard, duke zbuluar detaje interesante nga fillimi i lidhjes së tyre. Gjatë një bisede e sipër, ajo zhvilloi një video-telefonatë me bashkëshortin e saj, derisa siç duket ylli i Marsej, ka përvetësuar shumë fjalë shqipe. Foto: Benjamin Pavard / Mirëmbrëma Yje Ai i shprehte shumë dashuri modeles, derisa madje e pyeti në shqip: “A je mirë”. Në një moment, iu bashkangjit bisedës edhe moderatorja Arbana Osmani, derisa e pyeti futbollistin se si ishte derisa ky i fundit iu përgjigj: “mirë, mirë, faleminderit”. Përveç këtyre fjalëve ai kishte inkorporuar po ashtu edhe fjali të tjera të shkurtra dashurie, sikurse “ta ha zemrën” e “të dua”, megjithatë këto nuk ishin të vetmet fjali që futbollisti i njohur i kishte mësuar në gjuhën shqipe. Foto: Kleofina dhe Arbana Osmani / Mirëmbrëma Yje Kleofina dhe futbollisti Pavard u martuan këtë vit me një dasmë madhështore me plot të ftuar, që nuk munguan edhe nuanca të traditës shqiptare. Futbollisti i cili momentalisht luan në Marsej ka qenë dy herë në Kosovë.

“Më heq trurin, vdes për brekët”, si e pësoi mjeku nga Shqipëria që i kërkoi favore seksuale një gruaje

“Më heq trurin, vdes për brekët”, si e pësoi mjeku nga Shqipëria që i kërkoi favore seksuale një gruaje

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase. Ndërkohë pak minuta pas transmetimit të emisionit, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor njoftoi lirimin e menjëhershëm nga detyra për mjekun Sinan M, të Qendrës Shëndetësore nr 10. Kjo masë erdhi për shkelje të rëndë të etikës profesionale, pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës. Vendimi është marrë në përputhje me Kodit e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të institucionit. Një qytetare iu drejtua fillimisht një farmacie pranë qendrës për shkak të disa shqetësimeve, ku takoi doktorin në fjalë, i cili e ftoi në qendrën shëndetësore për një kontroll më të plotë. Në vizitën e parë, doktori u tregua i afërt, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën. Në vizitën e dytë, ai vazhdoi me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente. Në vizitën e tretë, sjellja e tij u kthye në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur. Doktori i bëri komente me përmbajtje erotike, e ngacmoi fizikisht, i bëri ftesa seksuale, duke u zhveshur në zyrën e shtetit. - YouTube www.youtube.com

Dy gola, një asistim – Xherdan Shaqiri me paraqitje perfekte ndaj FCSB-së

Dy gola, një asistim – Xherdan Shaqiri me paraqitje perfekte ndaj FCSB-së

Baseli ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj FCSB-së në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Evropës. Më meritori për këtë fitore të klubit zviceran ishte padyshim Xherdan Shaqiri i cili e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores. Shaqiri fillimisht realizoi në minutën e 19-të nga penalltia për rezultatin 1-0, ndërsa golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Baselin e realizoi në minutën e 73-të. Ylli shqiptar në fund asistoi tek goli i tretë i realizuar nga Ibrahim Salah në minutën e 88-të për epilogun përfundimtar të takimit 3-1. Kjo paraqitje e tij bëri që ai të vlerësohet si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notë 9.6. Përveç dy golave dhe asistimit, Shaqiri pati 47 pasime me një saktësi prej 72 për qind, katër pasime kyçe, katër goditje në kuadrat si dhe tri duele të fituara. Kjo ishte fitorja e dytë e Baselit në Ligën e Evropës pas asaj që morën me Stuttgartin me rezultat 2-0 në rrethin e dytë./ Telegrafi /

Gjorgjievski: Janë larguar nga puna 371 persona nga "Higjiena Komunale", ka dyshime për keqpërdorime

Gjorgjievski: Janë larguar nga puna 371 persona nga "Higjiena Komunale", ka dyshime për keqpërdorime

Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, informoi se janë larguar nga puna në Ndërmarrje Publike "Higjiena Komunale", 371 persona. Ai këtë deklaratë e dha nga vendi i ngjarjes prej ku filloi dhe aksioni për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat, informon Telegrafi Maqedoni. Ai tha se tek ta është evidentuar parregullësi në punë, nuk kanë shkuar në vendet e punëes ndërsa kanë marrë pagë si dhe keqpërdorime të tjera. "Vetura të Higjienës Komunale, janë paguan në emër të personave fizik që kanë marrë shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro. Unë paralajmërova revizion dhe ja, prej sonte ja filluam", tha Gjorgjievski. Ai ftoi institicionet të ndërmarrin aktivitete që sonte ndaj të gjitha shkeljeve dhe keqpërdorimeve. /Telegrafi/

Paraqitje solide e Dritës pas pjesës së parë ndaj Shelbournes

Paraqitje solide e Dritës pas pjesës së parë ndaj Shelbournes

Drita ka zhvilluar një paraqitje solide në pjesën e parë ndaj Shelbourne, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. “Intelektualët” e mbajtën posedimin megjithatë vendasit kishin rastet më të rrezikshme, edhe pse me një lojtar më pak. Ishte James Norris që pas një ndërhyrje të rëndë u përjashtua direkt me karton të kuq. Edhe pse me një lojtar më pak, Shelbourne kishte rastin më të rrezikshëm gjatë kësaj pjese përmes Ademipo Shelbourne, megjithatë fatmirësisht goditi shtyllën. Drita ndërkohë ishte më e kujdesshme, duke mbajtur posedimin e topit dhe tentoi të krijonte disa sulme nëpërmjet krahëve, por larg finalizimit. Vlen të ceket se Rron Broja ishte afër të shënonte në përfundimin e pjesës së parë, por goditja e tij me kokë përfundoi në traversë. Mbetet të shihet nëse Drita do të përfitojë nga situata që ka një lojtar më shumë dhe t’i merr pikët e plota në Irlandë në pjesën e dytë./ Telegrafi /

Netanyahu kritikon Turqinë: Pa Izraelin, Lindja e Mesme nuk do të ekzistonte

Netanyahu kritikon Turqinë: Pa Izraelin, Lindja e Mesme nuk do të ekzistonte

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kritikuar ashpër politikën e Turqisë ndaj Izraelit dhe sionizmit, duke e cilësuar qëndrimin e Ankarasë si “shumë armiqësor” në vitet e fundit. “Është fatkeqësi, sepse nuk duhet të ketë përplasje midis nesh”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e një marrëdhënieje më të qëndrueshme rajonale. Lideri izraelit gjithashtu paralajmëroi për pasojat që do të kishte mungesa e Izraelit në Lindjen e Mesme. Netanyahu: Türkiye has been very hostile to Israel and to Zionism in recent years. That’s unfortunate, because there shouldn’t be a clash between us. pic.twitter.com/kKKBS8fcMd — Clash Report (@clashreport) November 6, 2025 “Nëse Izraeli nuk do të ishte këtu, nuk do të kishte Lindje të Mesme. Ajo do të rrëzohej nga Irani brenda dy sekondash”, shtoi udhëheqësi izraelit. Deklaratat e Netanyahut theksojnë tensionet e vazhdueshme në rajon dhe rëndësinë strategjike të Izraelit në Lindjen e Mesme. Ndryshe, Izraeli ka rinisur sot sulmet ndaj fqinjit, Libanit, ku cak janë militantët e Hezbollahut. /Telegrafi/ Netanyahu: If Israel weren’t here… there wouldn’t be a Middle East. It would collapse under Iran in two seconds. pic.twitter.com/09X0Y8yWyJ — Clash Report (@clashreport) November 6, 2025

OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025 të jetë në rrugë për t’u renditur në mesin e viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, thanë Kombet e Bashkuara më 6 nëntor, duke theksuar se ky trend ende ka gjasa të ndalet. Ndërkohë, edhe pse ky vit nuk do të kalojë 2024 si viti […] The post Përballja e kandidatëve të balotazhit për kryetar të Komunës së Klinës – DIREKT appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

KE për Serbinë: Dialogu me Kosovën dhe përgjegjësi për ngjarjet në veri

KE për Serbinë: Dialogu me Kosovën dhe përgjegjësi për ngjarjet në veri

Shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd, Andreas von Beckerath, i dorëzoi autoriteteve serbe raportin më të ri të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë në procesin e integrimeve evropiane. Në dokument theksohet se polarizimi i shoqërisë dhe korrupsioni kanë thelluar krizën politike. Komisioni Evropian thekson se përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE do të varet nga sundimi i ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, duke kërkuar që Beogradi të harmonizohet plotësisht me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. “Përmes dialogut që ndërmjetëson BE-ja, Serbia dhe Kosova duhet të zbatojnë plotësisht detyrimet nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të vitit 2023, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Serbia duhet gjithashtu të sigurojë përgjegjësi për ngjarjet në veriun e Kosovës nga vjeshta e vitit 2023,” deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd, Andreas von Beckerath. Duke komentuar raportin, presidenti Aleksandar Vuçiq tha se Serbia “do të ishte përpara vendeve të tjera kandidate nëse do ta njihte Kosovën dhe do të vendoste sanksione ndaj Rusisë,” por shtoi se nuk do ta bëjë këtë. Beckerath theksoi se reformat mbeten themel për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë. “Megjithëse janë bërë disa hapa përpara, ritmi i reformave është ngadalësuar. Shohim polarizim në rritje, korrupsion dhe mungesë përgjegjësie. Ngjarja tragjike në Novi Sad dhe reagimi i institucioneve ndaj protestave pas saj kanë thelluar mosbesimin qytetar,” tha ambasadori i BE-së. Nga ana tjetër, opozita e cilësoi raportin si më kritik deri më sot, duke theksuar se Serbia po kthehet në “shtet të kapur”. Deputeti i Frontit të Gjelbër-Majtë, Radomir Lazoviq, tha se dokumenti reflekton ndryshimin e qëndrimit të BE-së ndaj Beogradit. “Raporti shpreh shqetësim të thellë për tendencat autoritare dhe për herë të parë Serbia përshkruhet publikisht si shtet autokratik,” deklaroi Lazoviq. Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se raporti i Komisionit Evropian, i cili konstaton regresin e Serbisë në fushat e lirisë së mediave, demokracisë dhe sundimit të ligjit, përbën një sinjal të qartë se BE-ja po bën një kthesë në politikën e saj ndaj Beogradit. Sipas tyre, ky është raporti më kritik deri më sot, ndërsa ekspertët për integrime evropiane paralajmërojnë se në Serbi po zhvillohet një proces delegjitimimi i pushtetit, si brenda vendit, ashtu edhe në planin ndërkombëtar.

Filloi aksioni i madh për pastrimin e Shkupit

Filloi aksioni i madh për pastrimin e Shkupit

Nga Qendra sportive “Boris Trajkovski” sonte filloi aksioni i madh “72 orë Shkup i pastër”. Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot pas marrjes së funksionit të kryetarit paralajmëroi se sonte prej përpara Qendërs sportive “Boris Trajkovski” do të fillojë aksioni i madh “72 orë Shkup i pastër”. “Në 72 orët e ardhshme, do të japim gjithçka nga vetja që qyteti i Shkupit të shkëlqejë, siç ua premtova praktikisht ytetarëve të mi. Në mënyrë shtesë do të ndihmojnë dhe kolegët kryetarët e komunave nga brenda, do të përfshihen cisterna për larjen e rrugëve. Pas një kohe të gjatë, do t’i lajmë rrugët në kryeqytet, sheshi do të lahet sonte, keji do të pastrohet dhe lahet seriozisht, në mënyrë që pjesë-pjesë të rigjallërojmë dhe ndërmarrjet publike, për t’i rikthyer ato në normalitet”, tha Gjorgjievski. Sonte para “Boris Trajkovskit” janë dhe kryetari i Komunës së Aerodromit Dejan Miteski, kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkovska Trajkoska dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, të cilët dhanë mbështetjen e tyre iniciativës për një Shkup më të pastër dhe më të rregullt.

Doni Arifi shkëlqen në fitoren e KupS ndaj Slovan Bratislava

Doni Arifi shkëlqen në fitoren e KupS ndaj Slovan Bratislava

Mesfushori Doni Arifi ka dhuruar një asistim të bukur një fitoren e KupS ndaj Slovan Bratislava, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. Arifi zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike, ku u vlerësua me notën 7.8 nga “SofaScore”. Ai asistoi te goli i barazimit duke pasuar për mrekulli te Antwi (41’). Përpos asistit, edhe statistikisht mesfushori ishte fantastik ku kishte 90 për qind saktësi në pasime (72 nga 80 të tentuara), si dhe kompletoi tre pasime kyçe. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Ai ishte lojtari i tretë më i vlerësuar te vendasit prapa vetëm Oksanen dhe Antwi, që kishin notë më të lartë shkaku i golave të shënuar. Kujtojmë, Arifi është i hapur për ta përfaqësuar Kosovën në nivelin ndërkombëtar, ku së fundmi ka qenë pjesë e Finlandës U21./Telegrafi/

Fermerët në Turqi kultivuan lakër gjigante me peshë mbi 50 kilogramë

Fermerët në Turqi kultivuan lakër gjigante me peshë mbi 50 kilogramë

Fermerët turq nga lugina Pasinler në qytetin lindor Erzurum kanë arritur të kultivojnë lakër gjigante që tejkalojnë peshë prej mbi 50 kilogramë. Kultivimi i lakrës ka përfunduar me sukses në 500 hektarë tokë duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e fermerëve këtë sezon. Fermerët që prodhojnë lakrat e tyre me "fara speciale" nuk fshehin lumturinë e tyre pasi lakrat që priteshin të peshojnë midis 15-25 kilogramëve në disa fusha kanë tejkaluar peshën prej 50 kilogramësh. Hasbi Dursun, një fermer 65-vjeçar në Pasinler, i tha AA se ai arriti të prodhonte 57 kilogramë lakër duke përdorur "fara speciale". "Qëllimi im është të prodhoj lakër 80 kilogramë sezonin e ardhshëm. Nëse jetoj, synoj të prodhoj edhe 100 kilogramë", tha ai duke shtuar se farat janë prodhim vendas. Një fermer tjetër Numan Sertoglu deklaroi gjithashtu se ishin të kënaqur me sezonin dhe vuri në dukje se lakra me peshë mbi 50 kilogramë mund të kultivohej vetëm në Pasinler. "Farat tona janë fara të trashëguara. Ne i kultivojmë dhe i mbjellim vetë. Sekreti i cilësisë së lakrës sonë janë farat tona të trashëguara. Ne besojmë se këto fara janë mbi 100 vjeçare", tha ai.

Kleofina tregon se si u njoh me Pavardin: Atë kohë mendoja se partneri im duhet të ishte shqiptar

Kleofina tregon se si u njoh me Pavardin: Atë kohë mendoja se partneri im duhet të ishte shqiptar

Në një paraqitje të rrallë publike, modelja e njohur shqiptare Kleofina ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë për jetën e saj në emisionin “Mirëmbrëma yje”. Për herë të parë, ajo ka treguar edhe për njohjen me futbollistin e njohur Benjamin Pavard, duke zbuluar detaje interesante nga fillimi i lidhjes së tyre. “Jemi njoftu ne vitin 2018, dhe asokoha e kisha kokën si të babait, do të jetë [partneri[ vetëm shqiptar ose hiq. Shoku i tij i ngushtë ishte me shoqen time të ngushtë, u njoftuam në ditëlindjen e shoqes time, nuk e kam mendu se mund të jetë e ardhmja ime, as nuk më ka pëlqyer aspak, dhe nuk e kam shiku në atë [formë]… por ai në momentin që më ka taku, i kishte thënë shokut, se me siguri ka me pas të tjera, dhe për [Kleofinën] se do të jetë me dike, por në fund të fundit, ka me përfundu me mu, dhe unë ka me e martu”, thoshte ajo. Foto: Kleofina dhe Benjamin Pavard / Instagram “Kaloi 2018-ta, 2019-ta, 2020-ta, 2021-ta, 2022-ta, gati deri te 2023-ta nuk është që unë jam kam dhënë asnjë takim. Më dërgonte lule, më telefononte, e pyste shoqërinë, vinte çdoherë çdo ditëlindje ku e dinte se do të jem edhe unë aty…. Edhe në fejesën e shoqes time [me shokun e Pavard] e kuptova se unë isha problemi, sepse çdo dëshirë që e kisha te një mashkull ai e kishte. Është ambicioz, zemrën e mirë, shumë shakaxhi, është shumë vetvetja edhe unë jam vetvetja me të. Dhe nuk ka asnjë kriter se të jesh vetvetja me personin qe ke në krah. Këto pesë vite mujsha me i thënë ‘nuk je shqiptar, nuk mundesh me mu edhe s’ka, nuk më pëlqen fizikisht… Por mosha s’kishte rëndësi, por kishte më shumë rëndësi a ishte shqiptar dhe është familjar”, pohoi modelja. “Kështu që filloi lidhja kur e kuptova se nëse vazhdoj kështu, ai ka me vazhdu jetën e vet, edhe ka qenë pika, [dhe mund të mos kishte rikthim më aty] dhe kur e kupton që je tu e hup dikë, i hap sytë, edhe ka qenë si me ma hek një perde prej syve, dhe atë moment kam thënë si ka pas mundësi unë këtë person mos me e dashtë”, ka rrëfyer mes tjerash. Foto: Kleofina dhe Benjamin Pavard / Instagram Kleofina dhe futbollisti Pavard u martuan këtë vit me një dasmë madhështore me plot të ftuar, që nuk munguan po ashtu edhe traditat shqiptare. Futbollisti i cili momentalisht luan në Marsej ka qenë dy herë në Kosovë. Foto: Kleofina dhe Benjamin Pavard / Instagram