Collector
Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit | Collector
Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit
Telegrafi

Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja e fokës Monaka, një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë. Ditët e fundit, kjo specie e veçantë është vërejtur shpesh pranë bregut, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, turistëve dhe operatorëve turistikë. Prania e saj konsiderohet një tregues i rëndësishëm i cilësisë së ekosistemit detar në zonën e Karaburunit dhe Sazanit. Foka Monaka gjen në këtë park detar kushte të përshtatshme për ushqim dhe pushim, larg zhurmës dhe ndotjes së madhe urbane.

Go to News Site