Telegrafi
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh për bashkim dhe angazhim të përbashkët për zhvillimin e vendit. Osmani në përmbylljen e fushatës në Prishtinë theksoi rëndësinë e unitetit, dinjitetit dhe përparimit të Kosovës, duke nënvizuar nevojën për një vizion të qartë për të ardhmen e shtetit. “Një thirrje për bashkim. Një zotim për dinjitet e zhvillim. Një vizion për një Kosovë të fortë brenda dhe jashtë”, ka deklaruar presidentja. Ajo ka theksuar se forcimi i Kosovës kërkon angazhim të përbashkët institucional dhe shoqëror, si dhe përfaqësim të denjë të vendit në arenën ndërkombëtare. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka numrin zgjedhor 113 gjersa Osmani është bartëse e listës si dhe kandidate për presidente të Kosovës. 232 reactions · 14 shares | Një thirrje për bashkim. Një zotim për dinjitet e zhvillim. Një vizion për një Kosovë të fortë brenda dhe jashtë. | Vjosa Osmani www.facebook.com
Go to News Site