Telegrafi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë me radhë lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në tërë territorin e Kosovës. Gjatë konferencës u tha se deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote është 445 mijë e 622 votues apo 22,74%. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025 kishin votuar 29,29% Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë dhe pa ndonjë incident që do të mund ta cenonte integritetin e zgjedhjeve. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2,092,174 qytetarë, ndërkaq për herë të parë do të votojnë 22,685 qytetarë të rinj. Procesi zgjedhor zhvillohet në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,550 vendvotime në të gjithë Kosovën. /Telegrafi/
Go to News Site