Collector
Gjiganti italian arrin marrëveshje me Sorlothin, nis negociatat me Atletico Madridin | Collector
Gjiganti italian arrin marrëveshje me Sorlothin, nis negociatat me Atletico Madridin
Telegrafi

Gjiganti italian arrin marrëveshje me Sorlothin, nis negociatat me Atletico Madridin

Juventusi po vazhdon lëvizjet për të gjetur sulmues qëndror dhe duket se ka bërë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Sipas gazetarit të njohur Matteo Moretto, bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin norvegjez Alexander Sorloth dhe tashmë janë gati të nisin negociatat me Atletico Madridin për transferimin e tij. Pas largimit të pritshëm të Vlahovicit, me të cilin nuk u arrit marrëveshje për rinovimin e kontratës për shkak të dallimeve mes kërkesave të lojtarit dhe ofertës së klubit, Juventusi ka intensifikuar kërkimet për një qendërsulmues të ri. Accordo tra la Juventus e Alexander Sørloth sui termini contrattuali. Trattativa in corso tra il club italiano e l’Atletico Madrid alla ricerca di un’intesa. Le ultime su Youtube: https://t.co/JgIYnqqYGU pic.twitter.com/8Ugyql3BLo — Matteo Moretto (@MatteMoretto) June 7, 2026 Sorloth ka dhënë miratimin e tij për projektin e Juventusit, pasi gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar kontakte intensive mes palëve që kanë çuar në një marrëveshje për kushtet personale të kontratës. Sulmuesi norvegjez, i lindur në vitin 1995, është bindur nga roli qendror që do të kishte në skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti, i cili e sheh atë si pikën kryesore të repartit ofensiv për sezonin e ardhshëm. Tani mbetet që Juventusi dhe Atletico Madridi të gjejnë gjuhën e përbashkët për detajet financiare të transferimit. /Telegrafi/

Go to News Site