Collector
PIPOS: LVV-ja prin me 42 për qind, pasojnë PDK-ja me 21 dhe LDK-ja me 17 për qind | Collector
PIPOS: LVV-ja prin me 42 për qind, pasojnë PDK-ja me 21 dhe LDK-ja me 17 për qind
Telegrafi

PIPOS: LVV-ja prin me 42 për qind, pasojnë PDK-ja me 21 dhe LDK-ja me 17 për qind

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend, sipas matjes më të fundit të opinionit publik të publikuar nga PIPOS. Sipas rezultateve të sondazhit, LVV-ja gëzon mbështetjen e 42 për qind të qytetarëve, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera parlamentare. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të mbështetjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17 për qind. Rezultatet tregojnë se diferenca mes LVV-së dhe PDK-së mbetet 21 pikë përqindjeje, ndërsa dallimi mes LVV-së dhe LDK-së arrin në 25 pikë përqindjeje.

Go to News Site