Telegrafi
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend, sipas matjes më të fundit të opinionit publik të publikuar nga PIPOS. Sipas rezultateve të sondazhit, LVV-ja gëzon mbështetjen e 42 për qind të qytetarëve, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera parlamentare. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të mbështetjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17 për qind. Rezultatet tregojnë se diferenca mes LVV-së dhe PDK-së mbetet 21 pikë përqindjeje, ndërsa dallimi mes LVV-së dhe LDK-së arrin në 25 pikë përqindjeje.
Go to News Site