Telegrafi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Irani duhet të "kthehet në tryezë dhe të bëjë një marrëveshje" pas sulmeve me raketa ndaj Izraelit. "Sigurisht që nuk do të ndihmojë negociatat", tha Trump për Fox News. "Jemi shumë afër. Do të thosha se një marrëveshje do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën e javës së ardhshme. Dhe tani kjo po ndodh", tha ai. Ushtria izraelite zbulon raketa balistike që vijnë nga Irani "Ju keni qëlluar raketat tuaja, mjafton. Kthehuni në tryezë dhe bëni një marrëveshje", shtoi ai, transmeton Telegrafi. Ndërkohë, presidenti i tha Barak Ravid të Axios se do të telefonojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe do t'i thotë të mos sulmojë Iranin si kundërpërgjigje. Trump i tha gjithashtu Fox News se "nuk ishte i kënaqur" me sulmet e Izraelit në Bejrut të dielën. /Telegrafi/
Go to News Site