Telegrafi
Gjatë javës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, nën ndikimin e masave ajrore nga Evropa Qendrore dhe Verilindore. Në pjesën më të madhe të ditëve do të ketë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa pasditeve mund të zhvillohen vranësira konvektive lokale. Nga mesi i javës parashikohet kalimi i një fronti të dobët atmosferik, i cili mund të sjellë reshje shiu, shkarkesa elektrike dhe në disa zona të kufizuara edhe breshër. Temperaturat do të mbeten mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa drejt fundjavës pritet një rënie e lehtë graduale e tyre. Sipas IHMK-së të hënën parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Kushte përgjithësisht stabile dhe pa reshje. Temperatura minimale do të sillen nga 10°C – 14°C kurse ato maksimale nga 25°C – 28°C Era do të jetë veriperëndimore, 1–4 m/s./Telegrafi/
Go to News Site