Telegrafi
Nga: David Gilmour dhe Roger Waters (Pink Floyd, The Wall , 1979) Përktheu: Agron Shala Vrapo, vrapo, vrapo, vrapo Më mirë vishe surratin me maskën tënde të parapëlqyer Me buzët e qepura e sytë me perde Me buzëqeshjen tënde boshe e me zemrën tënde të uritur Ndieje vrerin teksa gufon prej së kaluarës sate me faje Me nervat copa-copa teksa streha jote çahet E çekiçët ta shembin derën Më mirë vrapo! Vrapo, vrapo, vrapo, vrapo Më mirë vrapo tërë ditën e vrapo tërë natën E mbaji thellë brenda vetes ndjenjat e tua të pista E nëse sonte del me të dashurën tënde Më mirë parkoje kerrin larg syve të të tjerëve Se nëse të kapin në ulësen e prapme duke u munduar me ia çelë drynat Kanë me të kthye prapë te nëna në një kuti kartoni Më mirë vrapo! Vrapo, vrapo, vrapo, vrapo - YouTube - YouTube
Go to News Site