Telegrafi
E plotësuar - Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz. Mësohet se viktimë ka mbetur 27-vjeçari, Ardian Baloshi. Baloshi u dërgua i plagosur në spitalin i Traumës. Sipas informacioneve paraprake i riu ka mbërritur në spital pa shenja jete. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërsa autori është identifikuar si Sadik Llanaj. Policia po punon për kapjen e tij ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar. Plagoset me armë një person në Kamëz, humb jetën në spitalin e Traumës Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Kamëz. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spitalin e Traumës. I plagosuri mësohet se më pas ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si 27-vjeçari, Ardian Baloshi. Sipas informacioneve paraprake i riu ka mbërritur në spital pa shenja jete. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit. Autori i vrasjes është identifikuar si Sadik Llanaj. Policia po punon për kapjen e tij ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar. /Euronews/
Go to News Site