Collector
Dita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë | Collector
Dita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Dita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Protestat qytetare kundër projektit të planifikuar në Zvërnec kanë hyrë në ditën e nëntë radhazi, me tubime dhe marshime të vazhdueshme në kryeqytet. Qytetarët u mblodhën sërish pasditen e së hënës në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00, prej nga nisën një marshim në drejtim të Kryeministrisë, ku vijuan me thirrje kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec. Në protestë u bashkuan edhe studentë, të cilët marshuan me parrullën: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, duke shprehur pakënaqësi ndaj politikave qeveritare. Gjatë gjithë marshimit, pjesëmarrësit kanë thirrur në kor slogane kundër qeverisë, përfshirë “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të aktiviteteve nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Go to News Site