Collector
Flet shqip në Hollywood: Bleona Qereti rikujton rolin e saj në “Chief of Station” | Collector
Flet shqip në Hollywood: Bleona Qereti rikujton rolin e saj në “Chief of Station”
Telegrafi

Flet shqip në Hollywood: Bleona Qereti rikujton rolin e saj në “Chief of Station”

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare Bleona Qereti ka rikujtuar së fundmi një nga skenat e saj më ikonike në filmin hollivudian "Chief of Station", ku ajo luan rolin e Biancas. Në këtë projekt të vitit 2024, artistja shqiptare shfaqet në një moment të veçantë, ku dëgjohet duke folur në gjuhën shqipe, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe publikut shqiptar. Në skenën në fjalë, personazhi i saj komunikon me Benin, rolin kryesor të interpretuar nga aktori i njohur hollivudian Aaron Eckhart. Gjatë bisedës, Bleona dëgjohet duke thënë në shqip: “Është me organizatën, po e lë brenda, por shiko monitorin sepse po përdor një pasword të vjetër”. View this post on Instagram A post shared by B L E O N A (@bleona) Ky moment është vlerësuar si një nga paraqitjet më të spikatura të artistes në film, jo vetëm për rolin e saj, por edhe për përfshirjen e gjuhës shqipe në një produksion ndërkombëtar. Bleona Qereti vazhdon prej vitesh të ndërtojë karrierën e saj në industrinë e filmit në SHBA, duke u bërë një nga emrat shqiptarë që ka arritur të depërtojë në projekte hollivudiane dhe të përfaqësojë kulturën shqiptare në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be

Go to News Site