Telegrafi
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1988-1999” e cila qëndroi për disa ditë e hapur në sheshin “Nënë Terezë” është larguar sot për shkak të reagimeve të shumta që ka pasur për të dhëna dhe përmbajtje të pasaktë. Reagime të shumta ka pasur nga ish deputetë, parti politike, shoqëria civile e të tjerë. Hasani për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”: Po tregohen rrenat e Serbisë, në burgun e Dubravës nuk pa pasur të burgosur të armatosur Pas kritikave të shumta ka reaguar edhe vetë autori Shkëlzen Gashi , duke dhënë anën e tij, ndërkaq së fundi reagim pati edhe nga Fondi Humanitar për të Drejtën. “Pretendime të pasakta të Shkëlzen Gashit dhe organizatorëve të ekspozitës”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë E lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku thuhet se po përcjellin me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Prokuroria tutje thekson se kjo çështje do t'i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke përcjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998-1999’, e cila ishte vendosur në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë. Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t'i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Go to News Site