Collector
AAK: Kërkojmë sqarim nga Haxhiu mbi kriteret për financimin e ekspozitës | Collector
AAK: Kërkojmë sqarim nga Haxhiu mbi kriteret për financimin e ekspozitës
Telegrafi

AAK: Kërkojmë sqarim nga Haxhiu mbi kriteret për financimin e ekspozitës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së fundit në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një përpjekje të qëllimshme për të shtrembëruar të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar gjatë luftës së fundit. AAk thotë se ekspozita përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe kujtimit të tyre, duke cenuar rëndë ndjenjat e familjeve dhe përgjegjësinë historike për krimet e kryera. AAK e konsideron këtë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës, që nuk mund të tolerohet. Grupi Parlamentar i AAK-së ka njoftuar se do të kërkojë sqarim nga Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, mbi kriteret që bazuan vendimin për financimin e ekspozitës, të cilin e quan “skandaloz”. Gashi: Faji i vërtetë u takon institucioneve, Kosova akoma nuk ka listë të saktë të të vrarëve Partia thekson gjithashtu se autori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi, është ish-këshilltar në kabinetin e Albin Kurti, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese pasi narrative të tilla janë promovuar nga individë që kanë qenë pjesë e strukturave qeveritare. AAK kërkon që përgjegjësit për këtë akt të papranueshëm të thirren para drejtësisë dhe të japin llogari publike./Telegrafi/

Go to News Site