Collector
Irani lejon anijet pakistaneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit | Collector
Irani lejon anijet pakistaneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Telegrafi

Irani lejon anijet pakistaneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Raportohet se Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije me flamur pakistanez të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ishaq Dar, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Pakistanit, tha se ishte "i kënaqur të ndante lajmin e shkëlqyer" pas bisedimeve me zyrtarët e Teheranit. Irani në fakt e ka mbyllur rrugën ujore kyçe për “armiqtë e tij” që kur Izraeli dhe SHBA filluan sulmet ndaj vendit muajin e kaluar. Por ka lejuar një numër të kufizuar anijesh të kalojnë. Irani rekruton 12-vjeçarë si “luftëtarë që mbrojnë atdheun” Sipas raportimeve, një numër i vogël anijesh pakistaneze janë lejuar të kalojnë nëpër ngushticë javët e fundit. Dar tha: "Ky është një gjest i mirëpritur dhe konstruktiv nga Irani dhe meriton vlerësim". "Është një paralajmërues paqeje dhe do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në rajon”, shtoi ai. "Dialogu, diplomacia dhe masa të tilla për ndërtimin e besimit janë e vetmja rrugë përpara”, vazhdoi ministri. /Telegrafi/

Go to News Site