Collector
Sot vranësira dhe riga të lehta shiu në disa zona | Collector
Sot vranësira dhe riga të lehta shiu në disa zona
Telegrafi

Sot vranësira dhe riga të lehta shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën moti do të mbetet i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Sipas institutit, vranësirat në disa zona mund të sjellin riga të lehta shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 6 deri në 9 gradë. Era do të jetë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Go to News Site