Telegrafi
Artisti nga Peja, Gjesti, është kthyer në normalitet pas incidentit që kishte javë më parë. Ai u përfshi në një sherr në kompaninë muzikore, "Onima", gjë që më e pas e çoi edhe në paraburgim. Sidoqoftë, këngëtari u lirua nga paraburgimi para disa ditësh dhe se tani e ka rimarrë edhe veten. Foto: Instagram I njëjti publikoi së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shihet nga vetura e tij luksoze. Duket se është fresh, në gjendje të mirë, e se i dukej pak kohë për stabilitet në jetë. Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderues për punën e palodhshme gjatë kësaj periudhe Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 do të mbrohet në liri dhe se do të vazhdojë me procedura ligjore kundër "Onima". Sidoqoftë, ka kërkuar falje për shqetësimin dhe situatën e krijuar. /Telegrafi/
Go to News Site