Collector
Prishtina merr fitore të madhe në Pejë | Collector
Prishtina merr fitore të madhe në Pejë
Telegrafi

Prishtina merr fitore të madhe në Pejë

Sigal Prishtina ka shënuar një fitore të rëndësishme në palestrën “Karagaçi” në Pejë, duke marrë pikë kyçe në garën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e xhiros së 26-të, “bardhekaltrit” triumfuan me rezultatin 89:75. Sfida ishte e luftuar dhe thuajse e barabartë gjatë gjithë kohës. Çereku i parë i takoi mysafirëve me 23:16, ndërsa periudha e dytë i shkuar klubit pejan, 25:18. Pjesa e parë u mbyll në barazim, 41:41. Dramatike ishin edhe 20 minutat e fundit. Periudha e tretë përfundoi 23:20 për Sigal Prishtinën, por Peja u rikthye në lojë rreth shtatë minuta para fundit dhe kaloi me dy pikë epërsi, 70:68. Gabimet e Pejës në tre minutat e fundit i hapën rrugën ekipit kryeqytetas, i cili përfitoi dhe mbylli ndeshjen me pesë pikë dallim. Deondre Burns ishte i pandalshëm për Sigal Prishtinën, duke shënuar 32 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime. Edhe Valmir Kakruki kontribuoi me 14 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime. Te Peja, spikati Cesare Edwards me dyshifror të dyfishtë: 19 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime. Për Sigal Prishtinën kjo ishte fitore e parë pas dy disfatave rresht, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me 36 pikë, dy më shumë se Vëllaznimi që është në vendin e fundit. Ekipi ka regjistruar 10 fitore dhe 16 humbje deri tani. Peja mbetet në mesin e tabelës me 37 pikë, pas 11 fitoreve dhe 15 humbjeve. /Telegrafi/

Go to News Site