Telegrafi
Momenti aktual gjeopolitik është jashtëzakonisht i favorshëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian, por kjo mundësi historike duhet të shfrytëzohet menjëherë sepse bota po ndryshon me shpejtësi, thotë ambasadori francez në vend, Christophe Le Rigollier, për "Radio Evropa e Lirë", duke vlerësuar gatishmërinë e Maqedonisë për të filluar negociatat. Sipas tij, faza qendrore për hapjen e kapitujve të parë dhe më të rëndësishëm të quajtur "Vlerat Themelore" është hapja e ndryshimeve kushtetuese, pikërisht siç parashikohet në kornizën negociuese, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Bullgarinë, ai bën një dallim midis procesit evropian dhe çështjeve dypalëshe. Le Rigollier tha se rruga e integrimit evropian të vendit kalon në mënyrë të pashmangshme përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe dialogu midis Shkupit dhe Sofjes, siç tha ai, nuk duhet të shërbejë për të rinegociuar kompromisin evropian të vitit 2022, por ekskluzivisht për të rivendosur besimin e humbur. Ambasadori vlerëson se qeveria aktuale ka një shumicë të gjerë në Kuvend dhe se mund t’i zbatojë relativisht lehtë ndryshimet kushtetuese, sepse me këtë veprim vendi do të dilte më në fund nga ngërçi aktual dhe do të impononte një dinamikë të re pozitive në rrugën e tij të integrimit evropian, gjë që do ta ngrinte edhe marrëdhënien e Unionit me vendin në një nivel më të lartë. "Bbesojmë se ndryshimet kushtetuese do të zbatohen lehtësisht dhe interesi ynë është ky. Duke miratuar ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut do të krijojë dinamikë. Dinamika në rrugën e vet. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen për reformat dhe do të bëhet shumë përparim dhe ne mund të konsiderojmë me të drejtë se dokumentet e nevojshme për hapjen e kapitujve të parë janë përgatitur dhe gati për miratim dhe do të fillojë një dinamikë e re e vërtetë. Sot jemi në një dinamikë që nuk ekziston, sepse procesi është ndalur dhe ne do të donim që procesi të fillojë përsëri. Dhe kur të fillojë, atëherë dinamika dhe marrëdhëniet brenda BE-së do të jenë të ndryshme", vlerëson Rigoler./Telegrafi/
Go to News Site