Telegrafi
Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme gjatë një patrullimi në fshatin Prelez, në Zubin Potok. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 29 mars 2026, rreth orës 15:50, kur zyrtarët policorë kanë hyrë në një shtëpi të pabanuar, ku kanë hasur në një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-47, tri gëzhoja si dhe disa dokumente të tjera. Të gjitha provat janë sekuestruar nga autoritetet kompetente. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë. /Telegrafi/
Go to News Site