Telegrafi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media nuk ka komentuar protestën që do të mbahet sot nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), shkak i ekspozitës nga ish-këshilltari i tij, Shkëlzen Gashi, i cili kishte vendosur gabime dhe të pavërteta për krimet e Serbisë në Kosovë. I pyetur nga mediat për këtë ekspozitë dhe protestën që do të mbahet sot, tha se në atë ekspozitë gabimet duhet të korrigjohen dhe të shtohen edhe masakrat që nuk ishin përfshirë. Kurti përmendi se një ekspozitë e tillë, duhet të ekspozohet, para botës, por edhe para brezave të rinj që të kuptojnë historinë e popullit. Protestohet sot para Kuvendit kundër ekspozitës për luftën, veteranët e UÇK-së e quajnë fyese dhe të pasaktë Në ekspozitë ka shumë masakra që nuk janë përfshirë, por kishte edhe të tilla që kanë pasur gabime, tha Kurti “Mesa morra vesh tashmë është larguar, ajo nuk ndodhet më në shesh. Aty ka shumë masakra që nuk janë përfshirë, por kishte edhe të tilla që kanë pasur gabime në tekst, ato natyrisht doemos duhet të korrigjohen e përmirësohen. E vërteta për ne dhe krimet e kryera në Kosovë duhet të ekspozohen sa më shumë, jo vetëm para botës por edhe para nesh, në veçanti para të rinjve dhe brezave që do të vijnë”, tha Kurti. Madje, ai përmendi si një datë 10 qershorin, që një ekspozitë e tillë të shfaqet në të gjitha komunat e Kosovës, në 27 vjetorin e ditës së çlirimit të Kosovës. “Një ekspozitë e saktë, e drejtë e e plotë, mbi të gjitha e vërtetë, për krimet e Serbisë në Kosovë, unë besoj që duhet të rikthehet sa më parë. Madje një datë optimale do të mund të ishte qershori, koha kur shënojmë përvjetorin e 27 të çlirimit të Kosovës. Është me rëndësi të mos jetë vetëm në Prishtinë, por në të gjitha komunat”, tha Kurti. Ndryshe, sot, në orën 13:00, OVL-UÇK do të mbajë protestë para Kuvendit të Kosovës, për ekspozitën që ishte shfaqur në sheshet e Prishtinës, nga ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, në të cilën ka pasur gabime dhe të pavërteta ndaj krimeve të serbëve. /Telegrafi/
Go to News Site