Collector
Punimet ndërtimore në fazën e betonimit nën vëzhgimin e Inspektoratit të Fushë Kosovës | Collector
Punimet ndërtimore në fazën e betonimit nën vëzhgimin e Inspektoratit të Fushë Kosovës
Telegrafi

Punimet ndërtimore në fazën e betonimit nën vëzhgimin e Inspektoratit të Fushë Kosovës

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se Inspektorati i Ndërtimit ka dalë në terren për të realizuar inspektimin e punimeve në fazën e betonimit të pllakës. Sipas njoftimit, ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e proceseve ndërtimore dhe sigurimin e ecurisë së rregullt të punimeve në terren. Gjatë qëndrimit në lokacion, inspektorët kanë përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve, duke u angazhuar në përmbushjen e detyrave të tyre në funksion të ruajtjes së rendit dhe disiplinës në sektorin e ndërtimit. Nga Drejtoria e Inspektoratit është theksuar se inspektimet do të vazhdojnë edhe në vijim, me qëllim garantimin e zbatimit të standardeve dhe rregullave në fushën e ndërtimit. / Telegrafi /

Go to News Site