Collector
Piers Morgan zbulon se kush ishte personi më i keq me të cilin ka folur ndonjëherë - planifikoi edhe shkatërrimin e familjes | Collector
Piers Morgan zbulon se kush ishte personi më i keq me të cilin ka folur ndonjëherë - planifikoi edhe shkatërrimin e familjes
Telegrafi

Piers Morgan zbulon se kush ishte personi më i keq me të cilin ka folur ndonjëherë - planifikoi edhe shkatërrimin e familjes

Gazetari dhe prezantuesi, Piers Morgan, ka zbuluar se personi më i frikshëm që ka intervistuar ndonjëherë nuk ishte ndonjë figurë e famshme si Kanye West apo Andrew Tate, por një e dënuar për vrasje - Erin Caffey. Gjatë viteve 2010, Morgan realizoi emisione për krime ku intervistonte vrasës në burgje. Në një prej tyre, ai u takua me Erin Caffey, të cilën e konsideron si personin më të rrezikshëm që ka takuar ndonjëherë. Piers Morgan Caffey ishte vetëm 16 vjeçe kur në vitin 2008 bindi të dashurin e saj dhe mikun e tij që të vrisnin familjen e saj, pasi prindërit nuk e lejonin të takohej me të dashurin. Ata hynë në shtëpi me armë, vranë nënën dhe dy vëllezërit e saj më të vegjël, ndërsa babai mbijetoi i plagosur. Morgan tha se gjatë intervistës nuk mundi të kuptonte arsyen e këtij krimi, duke e përshkruar atë si jashtëzakonisht të rrezikshme. Nga ana tjetër, Erin ka deklaruar se sot nuk e kupton veprimin e saj dhe e konsideron atë si shumë të gabuar, duke theksuar se nuk kishte pasur mungesa apo abuzime në familje. Ajo u dënua me të paktën 40 vite burg, duke shmangur dënimin me vdekje pasi babai i saj kërkoi falje për të, duke besuar se ajo ishte ndikuar nga i dashuri dhe duke shprehur dëshirën që ajo të pendohet. /Telegrafi/

Go to News Site