Telegrafi
Kombëtarja e Turqisë ka arritur në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë, ku është pritur nga dhjetëra tifozë, si dhe nga një numër i madh gazetarësh. Skuadra turke pritet të mbajë konferencën zyrtare për media nga ora 18:15, në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Kombëtarja e Kosovës. Në mesin e lojtarëve që kanë tërhequr më së shumti vëmendje janë yjet si Arda Güler, Kenan Yıldız dhe kapiteni Hakan Çalhanoğlu, të cilët pritet të jenë ndër figurat kyçe të Turqisë në këtë përballje. Turqia nuk ka preferuar të stërvitet në “Fadil Vokrri”, vetëm e ka bërë shëtitjet e zakonshme, duke shikuar terrenin ku do të zhvillohet nesër përballja. Kosova dhe Turqia do të përballen të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”, në finalen e play-off-it për një vend në Kupa e Botës FIFA 2026, në një ndeshje që pritet të sjellë emocione të mëdha dhe interesim të jashtëzakonshëm. Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group , Daakonn Investments , Voom , Patos Kosova dhe 99esim . /Telegrafi/
Go to News Site