Collector
PDK i kërkon Osmanit emërimin e anëtarit të dytë në KQZ pas vendimit të Kushtetueses | Collector
PDK i kërkon Osmanit emërimin e anëtarit të dytë në KQZ pas vendimit të Kushtetueses
Telegrafi

PDK i kërkon Osmanit emërimin e anëtarit të dytë në KQZ pas vendimit të Kushtetueses

Pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO81/26, me të cilin u deklarua e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë thirrje Presidentes Vjosa Osmani që të emërojë menjëherë anëtarin e saj të dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). PDK thekson se vendimi i Gjykatës konfirmon qartësinë e rendit kushtetues dhe përcakton rolin e institucioneve në procesin e emërimeve në institucionet e pavarura. Sipas partisë, çdo vonesë tjetër në këtë proces është e pajustifikueshme dhe cenon funksionimin e rregullt të institucioneve zgjedhore. Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Osmanit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së “Respektimi i Kushtetutës dhe garantimi i përfaqësimit të drejtë politik në KQZ janë obligime për të gjitha institucionet përgjegjëse”, thekson PDK në komunikatën e saj. Partia Demokratike e Kosovës thekson gjithashtu përkushtimin e saj ndaj forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe funksionimit efektiv të institucioneve të vendit.

Go to News Site