Telegrafi
Katër banorët më të vjetër të Big Brother VIP Albania 5, Brikena, Selin, Mal dhe Miri, dolën sot (e hënë) nga dera e kuqe për një moment të veçantë jashtë shtëpisë. Para se të niseshin për xhiron e tyre me makinë, ata përshëndetën pjesëmarrësit e tjerë, të cilët ndoqën më pas me vëmendje këtë ngjarje të veçantë. Banorët hipën në makinë dhe nisën një udhëtim emocionues në rrugët e Tiranës, duke shijuar për herë të parë pas më shumë se 100 ditësh jashtë shtëpisë këtë eksperiencë unike. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Për ta, kjo ishte jo vetëm një mundësi për të marrë pak ajër, por edhe një moment për të reflektuar mbi rrugëtimin e tyre brenda reality shou-t. Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve qëndroi në shtëpi, duke ndjekur me kureshtje xhiron e Brikenës, Selinës, Malit dhe Mirit përmes ekranit, duke shpërndarë emocionet dhe komentet e tyre për këtë përvojë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Ky moment i jashtëzakonshëm solli një frymë të re energjie dhe emocionet të mrekullueshme jashtë mureve të shtëpisë. Ndërkaq akoma nuk është bërë zyrtare data e finales së madhe të këtij edicioni. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Go to News Site