Telegrafi
Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, gjersa moti moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare, e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit, hera – herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit. Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3 ballë. /Telegrafi/
Go to News Site