Telegrafi
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes së rëndë në Sllatinë të Fushë Kosovës. Rasti ka ndodhur të hënën, ndërkaq përveç trafos raportohet se është vjedhur edhe naftë nga makineritë. “Është raportuar se është vjedhur trafoja e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë”, thuhet në raport. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Go to News Site